Besojeni ose jo, famëkeqi i ‘Tinder Swindler’ do të ketë një program për takime, por si?
Simon Leviev duket se nuk heq dorë nga mania për të bërë para dhe këtë herë thuhet se ka nënshkruar me një agjente të Hollywood-it për një shfaqje në lidhje me takimet, si mjeshtër që është.
Mashtruesi i dënuar më parë me burg – i cili është subjekt i dokumentarit të Netflix “The Tinder Swindler” – dyshohet se është i etur për të fituar para nga fama e momentit. Sipas TMZ, Leviev, 31 vjeç, ka nënshkruar me menaxheren Gina Rodriguez, e cila përfaqëson një sërë yjesh të programeve reality-show.
Dyshja supozohet se kanë diskutuar një mori planesh për ta shndërruar famën e re të Leviev në fitim dhe karrierë.
Leviev – i cili akuzohet se ka mashtruar shumë gra dhe u ka marrë miliona dollarë pasi i njihte ato në Tinder – mendohet se dëshiron të jetë protagonist në një program me takime ku gratë konkurrojnë për dashurinë e tij. Një tjetër projekt i mundshëm është një podcast në të cilin ai do të tregojë se çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo nëpër takime.
Shpresojmë të mos jenë këshilla të tipit “si të mashtrosh pa u zbuluar”.
Anabelmagazine