“Besoj se është porositur nga njerëz të fuqishëm”. Babai i Ismajlit denoncon: Vazhdojnë kërcënimet, fyerjet e etiketimet

Shqipëria pësoi një disfatë të thellë 4-1 përballë Polonisë mbrëmjen e djeshme, në një sfidë ku mbrojtja la për të dëshiruar. Djemtë kuqezi nuk ishin në formën e tyre më të mire duke pësuar gola të shmangshëm apo dhe nga gabime të përsëritura.

Babai i Ardianit, Ilmi Ismajli ka denoncuar me anë të një postimi në ‘’Facebook’’ mesazhet fyese ndaj tij dhe familjes së mbrojtësit të Kombëtares. Ilmi Ismajli shkruan se qëkur djali i tij vendosi të zgjedhë Shqipërinë, mesazhet fyese nuk pushojnë në drejtim të tij, madje shkruan se këto nuk e pengojnë aspak Ardianin, vetëm i japin më shumë force.

Postimi i Ilmi Ismajlit

Te dashur vëllezër, Ne si familje dhe në veçanti Ardiani prej momentit që kemi zgjedhur Kombëtaren Shqiptare kemi kaluar periudha të vështira nga kërcënimet, fyerjet dhe etiketime më të ulëta që i bëhen një lojtari dhe familjes së tij dhe ende vazhdojnë. Unë besoj që kjo është e porositur edhe nga njerëz të fuqishëm. Ne nuk kemi zgjedhë të luajmë për një shtet armik, por për nënën Shqipëri e cila është e të gjithëve ashtu siç është edhe Kosova dhe të gjitha trojet Shqiptare. Këto veprime prej më të ulëtëve neve vetëm sa na forcojnë, për Ardianin është edhe një motiv shtesë që të punoj e të arrijë majat e futbollit botëror. Ju falënderoj të gjithëve që keni qenë pranë nesh dhe na keni përkrahur që të jemi më të fortë. Fotoja e fundit nuk ka koment. Perpara Ardian, përpara djem shqiptar! Suksesi do të arrijë shumë shpejt vetëm të bashkuar.

Babai i futbollistit postoi edhe foton nga një faqe tifozësh të Kosovës në rrjetet sociale, ku ishte shkarravitur fytyra e Ismajlit në rreshtimin e kuqezinjve, arsye pse kishte bërë postimin.

PANORAMASPORT.AL