“Besoj isha shqiptari i fundit që…”/ Lulzim Basha tregon momentin kur i kërkoi dorën Aurelës dhe dasmën me qindra të ftuar
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëfyer edhe momentin kur bashkë me dajën ka shkuar për t’i kërkuar dorën e Aurelës në familjen e kësaj të fundit.
Të ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, ata treguan detaje për dasmën e tyre me qindra të ftuar.
Ardit Gjebrea: Po në dasmë, si e mbani mend dasmën, me shumë njerëz, me pak njerëz
Aurela Basha: Me shumë njerëz.
Lulzim Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz.
Aurela Basha: Ne dasmën e kemi bërë në Tiranë.
Lulzim Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz.
Ardit Gjebrea: Dhe Aurela erdhi nga Hollanda?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Ndërsa ju nga Kosova?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Dhe erdhët dhe bëtë dasmën?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Kush u kujdes për dasmën?
Aurela Basha: E kishe më afër, ishe më afër…
Lulzim Basha: E para kjo, e dyta të themi atë që është domethënëse, ishte një moment i veçantë për familjen time. Jemi që jemi po i themi ca gjëra. Unë kam lindur pas 10 vjetësh martesë të prindërve të mi dhe disa përpara meje nuk ia kanë dalë të mbijetojnë, ndërkohë që jam djali i madh i djalit të madh të djalit të madh të djalit të madh me sa mbahet mend.
Familjet shqiptare kanë qenë tradicionalisht të mëdha, pra një farë mase kam qenë edhe në qendër të vëmendjes, nuk po them i përkëdheluri, po ka pasut një vëmendje të veçantë ndaj meje dhe këtë e ndjeja, e ndjeja nga xhaxhallarët, nga dajat, hallat, tezet dhe nga kushërinjtë e mi të parë, fëmijët e tyre. Kështu që për ta, për prindërit, për gjyshen që ishte gjallë, ishte një moment i veçantë martesa ime, nuk ishte diçka që donin ta kalonin.
Nga ana tjetër ne ishim në rrethana po kështu të veçantë, Aurela jetonte dhe punonte në Hollandë, unë jetoja në Kosovë, kishim krijuar rrethe miqësore shumë të gjera dhe nuk mund të linim dhe ata pa i ftuar. Dy familje të mëdha tradicionale shqiptare, familja e saj nga nëna dhe nga babai, familja ime nga nëna dhe nga babai dhe një rreth shoqëror që në qoftë se nuk gabohem, në fund na kanë dal 120 shokë që na kanë ardhur, të huaj, nga Hollanda, nga Amerika, nga Kanadaja, nga Kosova një pjesë prej tyre, sigurisht edhe miq të Kosovës, shqiptarë të Kosovës, pra mund të kemi qenë në total, pritja mund të ketë kaluar 600-700 veta, darka 400+.
Aurela Basha: Dasmë shumë e madhe!
Ardit: Darka?!
Lulzim Basha: Kjo është e bukur! Besoj, ka qenë dasma e fundit tek hotel “Dajti”.
Aurela: E fundit, po.
Ardit Gjebrea: Në Tiranë.
Lulzim Basha: “Dajti” kishte mbaruar si hotel, qëndronte vetëm si godinë dhe mbaj mend kur jam futur brenda, ajo ka qenë një sallë shumë e bukur. Një sallë e lartë, me ..
Ardit Gjebrea: Me llambadarë.
Lulzim Basha: me llambadarë kristali, me parket, me dritare të mëdha…
Aurela Basha: Me pasqyra.
Ardit Gjebrea: Me dyer të mëdha.
Lulzim Basha: Me dyer të mëdha. Po vetëm kjo kishte mbetur, Ardit, dhe një kuzhinë pothuajse e rrënuar, kështu që m’u desh bashkë me familje e shoqëri të merrnim të gjitha masat që ta kthenim në gjendje për të patur mbrëmjen tonë të dasmës. 8 Maj 2004.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ju dasmën e bëtë por Aurela, ju nuk jetonit bashkë?
Lulzim Basha: Jo.
Aurela Basha: Jo, nuk jetonim bashkë. Pas dasmës, edhe për një vit e gjysmë, jo.
Lulzim Basha: Edhe për një vit e gjysmë, jo.
Aurela Basha: Unë shkova në Hollandë, edhe Luli u kthye në Kosovë.
Ardit Gjebrea: Dhe ti u ktheve prapë në Hollandë?
Aurela Basha: Po, u ktheva prapë.
Ardit Gjebrea: Vazhdonit larg?
Aurela Basha: Po, vazhdonim.
Ardit Gjebrea: Në cilin moment u ktheve dhe filluat të jetonit bashkë?
Aurela Basha: Në 2005, po. Pas zgjedhjeve. Erdha për zgjedhjet, para zgjedhjeve, disa muaj, që bëmë fushatë, këtu në Tiranë te njësia 7 dhe pastaj pas zgjedhjeve, u bëmë të dy, në një shtëpi, në një shtet bashkë.
Ardit Gjebrea: Cilat ishin vështirësitë e bashkëjetesës? Ishte ashtu siç e mendove, Aurela?
Aurela BashA: E di çfarë është interesante që thua sepse vërtetë u bëmë bashkë në një shtëpi, por Luli, pas fitores, u bë deputet, u bë ministër dhe ishte gjithë kohën i ikur nga shtëpia. Isha prapë vetëm.
Lulzim Basha: Bashkëjetesa mbetet një synim i përditshëm i yni. Koha që kalojmë bashkë është për fat të keq, shumë e pakët, në raport me atë që mund të përfytyrojë një çift normal. Edhe politika, siç duhet të jetë, edhe si përjetim, edhe si shërbim ndaj njerëzve, nuk është profesion. Është mision. Është 24 orë dhe kjo padiskutim të imponon disa kufizime goxha të mëdha në jetën private, dhe në veçanti, në raport me familjen.
Ardit Gjebrea: A nuk e ndjeni ndonjëherë që edhe familja është mision dhe duhet t’i japësh dhe kohën e duhur, se ndonjëherë ju zë rutina e punës, takime, gjithçka tjetër dhe aty është një bashkëshorte, janë dy vajza?
Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi!
Aurela Basha: Po, Lulin, e zë ajo! Unë jam gjithë kohën në shtëpi.
Ardit Gjebrea: E di, po për Lulin po flas! Një moment reflektimi, sidomos në këto ditë, kur isha në shtëpi dhe ishte COVID-i, aty kuptova se sa pak kohë i japim ne shpeshherë familjes dhe thua që “Jo!”. Kur të rikthehem në punë, do t’i jap pak më shumë kohë familjes. Përshëndetemi dhe harrojmë dhe përsëri na merr rutina e punës.
Aurela Basha: E di çfarë? E kemi biseduar këtë dhe me vajzat, se Dafina tani është 14 vjeç e gjysmë, është adoleshente, Viktoria është….
Ardit Gjebrea: Nuk thonë ato “babi” pavarësisht se janë mësuar?
Aurela Basha: Po, ato janë mësuar por megjithatë e thonë. Si i kemi mësuar, si u kam thënë vajzave është që “Babi ka këtë detyrë dhe është një shërbim publik dhe është gjithë kohën në punë!” Dhe për festa apo ndonjë gjë tjetër, nuk është dhe si babi ka shumë profesione, ku babai ose edhe nëna është gjithë kohën i ikur. Janë doktorët që bëjnë roje, janë…
Lulzim Basha: Po, ua ka thënë. Viktorias, për shembull, shëron njerëz…
Aurela Basha: Oficerë, ushtarakë, që janë me misione, që shkojnë në Afganistan, në Irak, në vende të tjera. Ka shumë profesione ku njëri nga prindërit është gjithmonë i ikur…
Lulzim Basha: Vajzës së vogël ia ka shpjeguar Aurela. Ndërsa unë mbaj mend këtë episod me Dafinën kur ka qenë 4 ose 5 vjeç, edhe po ecnim për dore bregut të detit, në Qertrt. Një 4 vjeçare shumë e bukur, bardhoshe dhe unë vdisja të kaloja kohë me të. Duhet të ketë qenë korrik, gusht se ishin muaj vere dhe kalonin.
Ne ishim në qeveri, kalonin dhe sigurisht na ndalonin njerëzit, pavarësisht se unë përpiqesha që mos të na ndalonin, edhe i puthnin faqet se i kishte shumë të mira dhe shumë të ëmbla.
Aurela Basha: I kishte shumë të mira
Lulzim Basha: Dhe kjo mërzitej, dhe e kuptoja që bëhej tim ide dhe një moment më thotë: “Ba, hajde ikim se u mërzita se gjithë këta njerëz”. “Po pse moj babë” – i thashë unë, “se këta të vijnë të puthin faqet ty se ti je kaq e bukur, kaq e mirë”. “Jo –tha- Këta më puthin në faqe se ti je i famshëm.” Më goditi në zemër që një 4 apo 5 vjeçare të të thotë këto. Do të thotë që e ka perceptuar këtë dhe në atë moment thashë ky është momenti, apo shpejt do të vijë momenti të ulem me gocën time, se vetëm Dafinën kishim atëherë, dhe ti flas pas, të fillojë të kuptojë sepse këto janë vite kur formohet karakteri i njeriut sepse në qoftë se kjo në këtë moshë 4 vjeç, 5 vjeç më thotë mua më trajtojnë të tillë sepse jam goca jote dhe ti je i famshëm ka ardh koha, sado që duket paradoks, që t’i shpjegosh diçka me çfarë merret babai jot. Jam ulur, ndoshta jo menjëherë pas kësaj ngjarje. Ngjarjen ia thashë Aurelës. Isha shumë i mërzitur kur ma tha, mbeta se nuk e prisja nga në 4 vjeçare të ma thoshte që e kishte zhvilluar këtë vetëdije. Se ç’është e vërteta, ne i kemi mbajtur larg politikës, shumë larg në kuptimin që shumë më larg mendoj sesa shumë fëmijë politikanësh që njohim të dy kahet
Aurela Basha: Që të kenë një jetë sa më normale, si gjithë të tjerët.
Lulzim Basha: Që t’i bënim të ndjeheshin sa më normalë, sa më…dhe më është dashur të ulem me të dhe ti them që shiko që kjo që bëj unë është diçka që ka lidhje me…si t’ia shpjegoja tani një fëmije? Unë kam mundësinë që të ndihmoj, të bëjmë disa gjëra. Se më tha pastaj. Gjëja tjetër që më tha është: “Ti nuk rri me mua mjaftueshëm siçrrinë të tjerët”. Domethënë kishte filluar ta ndjente mungesën. Aurela ka bërë punën e saj padiskutim.
Prania e saj, mënyra se si i shpjegon gjërat është e paszëvëndësueshme. Do ishte e pazëvëndësueshme edhe sikur unë të kisha një punë tjetër. U ula dhe i thashë shiko kjo është një punë që unë mund të bëj gjëra që ndihmojnë të tjerët. Si i ndihmojnë? Po jaa i thashë, fëmijët që nuk kanë kaq shumë lodra sa ke ti, që të kenë edhe ato lodra. Për shrmbull- i thashë- ka edhe fëmijë që kanë probleme me ushqimin. Pse? – më tha. Pse nuk i duan prindërit? Jo, – i thashë- i duan prindërit por ndonjë nga prindërit nuk ka punë dhe duhet ti gjejmë punë, e kështu.
Domethënë, ne përpiqemi që t’i ndihmojmë. T’ia shpjegoja tani asaj se çfarë ishte puna ime. Nuk është gjë e lehtë t’ia shpjegosh një 5 apo 6 vjeçarejë. Pra reagimi i parë ishte prekës. Më erdhi në mëngjes dhe më solli një gjirafë, se tani e kujtoj. Më solli një gjirafë dhe tha: ja ta solla, çoja dikujt që nuk ka lodra. Okej- i thashë. Pastaj, mbaj mend që ishte koha e përmbytjeve dhe më thoshte po ata fëmijët kanë ngeluur të rrethuar nga uji, çfarë po bën për ti ndihmuar, etj etj. Dhe kjo ishte kur ishte akoma e vogël. Tani që është…Dafina është 14 e gjysëm dhe e vogla mbush 10 vjeç në korrik.
Ardit Gjebrea: Viktoria.
Lulzim Basha: E vogla zakonisht kupton,..fëmija i dytë kupton edhe më shpejt, edhe më shumë për shkak të fëmijës së madh. Tek ato kam gjetur mirëkuptim dhe mbështetje dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë për mua sesa kjo gjë.
Ardit Gjebrea: Unë uroj një gjë që besoj do të dakordësohemi, që të vijë ajo ditë që Dafina të thotë të kundërtën ose ju të ndjeni të kundërtën, që të thonë është babi i Dafinës dhe i Viktorias.
Lulzim Basha: Mezi e pres atë ditë.
Ardit Gjebrea: Mezi e presim, kur fëmijët të kalojnë dhe të bëhen ata që të themi.. ne të krenohemi me ta. Për të zbuluar dhe disa gjëra të vogla, do të doja të bënim dhe një lojë nëse mundet. Do t’ju sjellim dy tabela.
Lulzim Basha: Kemi kohë pa bërë lojra.
Ardit Gjebrea: Po sidomos në këtë kohë fushate do të ishte gjëja më funny dhe më argëtuese dhe për ju. Atëhere, unë do ju bëj një pyetje dhe thjeshtë ju do thoni, domethënë, unë ose Aurela. Jemi gati?
Lulzim Basha: Do ngremë tabelën apo do ta themi?
Ardit Gjebrea: Do ngremë tabelën. Kush i thotë më shumë njëri tjetrit kujdes? Kush nga ju të dy nuk e pranon lehtësisht humbjen? Kush është opozita në familjen tuaj?
Lulzim Basha: Opozita? Çfarë opozite?
Ardit Gjebrea: Në familje, kush bën opozitë për një gjë? Nga ju të dy për shembull. Merr një vendim dhe jo. Kush thotë më shumë jo?
Lulzim Basha: Unë them që një nga gjërat me të cilat unë ndihem i bekuar, shpresoj dhe ime shoqe është që ne i bëjmë opozitë jashtëzakonisht efektive njëri tjetrit. Rrahja e mendimit dhe opozita.. Nuk bëhet fjalë këtu për çështje politike apo vetëm për çështje politike?
Ardit Gjebrea: Jo.
Lulzim Basha: Besoj që jemi mjeshtra të dy.
Ardit Gjebrea: Kush i krijon aleancat në familje, me fëmijët apo me prindërit tuaj?
Lulzim Basha: Aurela.
Ardit Gjebrea: Po me prindërit, me vjehrrin, me vjehrën? Kush i thotë tjetrit më shumë, po si nuk ndryshove njëher? Kush i merr më shumë vjehrit në telefon? Kur jeni larg, kush e ndjen më shumë mungesën e tjetrit? Dhe kush e përkëdhel më shumë tjetrin? Kush nuk duron dot dhe i ngrihen nervat më shpejt? Po kush zbutet më shpejt pas zënkës?Kush është më llupës nga ju të dy?
Aurela Basha: Nuk jemi ne llupësa.
Lulzim Basha: Në kuptimin e konsumit nuk asnjëri prej nesh nuk shquhet për sasi. Po kush ha më pak?! Aurela ha më pak.
Kush gatuan më mirë nga ju të dy?
Kush e mban kupën e humorit në familje, nga ju të dy?
Po të kërcimit?
Ardit Gjebrea: Kush thotë vajzat janë kopja ime?
Lulzim Basha: E kemi ndarë këtë punë. E madhja është kopja ime. E vogla është kopja e kësaj.
Ardit Gjebrea: Dhe pyetja e fundit. Kush e ka dashur gjithmonë një djalë?
Lulzim Basha: Të dy por unë do isha i lumtur edhe me një vajzë të tretë.
Ardit Gjebrea: Në eksperiencën time mundet.
Lulzim Basha: Madje me eksperiencën e familjeve tona, të prindërve tanë jemi shumë mbrapa.
Ardit Gjebrea: Unë ju falenderoj pafund që ishit sot në programin “E Diela Shqiptare”.Ju jam mirënjohës vërtet që ndamë disa gjëra bashkë. Mu duk vetja sikur ishim në një sallon dhe nuk na dëgjoi askush.
Lulzim Basha: S’ma mori mendja kurrë e para e punës që mezi mu mbush mendja të vija këtu. E dyta, një bisedë private pastaj bisedë private dhe këtë auditor me njerëz këtu por që na pritën që nga momenti i parë faleminderit. Na e bëtë të mundur. Le të shpresojmë që nuk do ma kthesh në zakon sepse unë mendoj që politikanët duhet të jenë sa më privatë me jetën private dhe sa më të përgjegjshëm me publiken.
Aurela Basha: Faleminderit shumë Ardit!
Ardit Gjebrea: Ka gjithmonë një herë të parë kanë thënë por nuk dihet për të dytën apo për të tretën, ndërkohë ne e mbyllim këtu dhe tashmë librat tuaja i kemi gati për tua dhënë spektarorëve të cilët mezi presin.
Faleminderit juve!