Besniku i “NRG Band” dhëndri më tradicional që keni parë, ja si e mori nusen

Besnik Qaka i “NRG Band” u martua sipas traditave, pasi shkoi dhe e mori nusen tek shtëpia e saj. Të shtunën këngëtari Besnik Qaka i dha fund beqarisë, ndërsa u martua me Lolita Begollin. Shumë foto nga dasma e çiftit pushtuan rrjetet sociale, por kishin munguar momentet kur dhëndri këngëtar shfaqej me nusen për krahu. Rtv21 publikoi disa foto kur këngëtari shkoi tek shtëpia e nuses. Besniku u fejua me Lolitën në gusht të këtij viti, pasi kishte bërë publike lidhjen pak muaj më parë.