Besi zbulon për herë të parë subjektin e filmit: Ja çfarë ndodh në “Falco”

Pas shumë kohësh përgatitje, Bes Kallaku zbuloi pak ditë më parë se filmi i tij i parë do të ketë premierën e tij në datë 20 nëntor. “Falco” është aktualiteti i ditëve të sotme në Shqipëri, por i sjellë në mënyrë komike. Besi ka treguar për herë të parë më shumë detaje mbi filmin i ftuar në “RTV ORA”.

Besi ka rrëfyer se pjesë e filmit është dhe dalja e opozitës nga Kuvendi. “PAA- Partia Para Albania, e ka nismën nga para Laçi. Ky film është një pasqyrë realiteti e të gjithë këtyre viteve të fundit. Vjen në mënyrën më komike të mundshme dhe e kemi sjellë aq bukur sa dinë ta pasqyrojnë artistët.

Bes-2

“Falco” punon në Itali dhe ka një ndërmarrje pastrimi dhe gjelbërimi. Ai vjen në Shqipëri sepse 4 deputetë kanë dhënë dorëheqjen. Filmi nis fill pasi opozita ka dorëzuar mandatet e deputetit. Duke pasur kohën e mjaftueshme futa faktin që opozita dorëzoi mandatin. Unë si i 5 në listën e Lezhës më takon mandati i deputetit dhe nga kapuçi i hajdutit shkoj dhe vesh kostumin e politikanit”, zbuloi ai. Në film përveç se aktorë shumë të dashur, do te ketë edhe personazhe mjaft të njohur të fushave të tjera në showbiz-in shqiptar.