Besi i kërkon Xhensilës një fëmijë të dytë, por çfarë thotë këngëtarja
Bes Kallaku ka shprehur dëshirën për një fëmijë të dytë mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”. Si kapiten i njërit prej skuadrave në një lojë me pyetje, ai ka pyetur të ftuarat se cila prej tyre dëshiron fëmijë. Por përgjigjen e dha vetë! Besi reagoi duke thënë më gjuani mua tani me jastëk që nënkuptoi që ishte ai që donte një tjetër fëmijë.
Ndërkohë duket se nuk ka për të qenë e largët kjo ditë pasi dhe Xhensila është dakort për zgjerimin e familjes. E ftuar në “Më lër të flas” pak kohë më parë ajo u shpreh: Planet janë dhe vazhdojnë të jenë. Tre fëmijë janë mirë.