Bes Kallaku reagon pasi u tha se do linte “Kosheren” për “Portokallinë” dhe zbulon të vërtetën

Bes Kallaku nuk ka ndërmend të largohet nga “Kosherja Show” dhe lajmi që u përhap sot me shpejtësi duket të ketë qenë i pavërtetë.

Aktori ka reaguar vetë pak minuta më parë, duke zbuluar për ndjekësit e tij të vërtetën.

Ai ka publikuar në Instastory disa video me kolegun e tij Juxhin Plovishtin, ku të dy shihen pranë një koshere bletësh teksa tregon se atë e kanë pickuar disa bletë. Besi duket se ka shfrytëzuar këtë mundësi për të treguar se është shumë mirë te “Kosherja”. “Përveç naj thumbi, unë jam shumë mirë tek Kosherja”, shkruan Besi në një foto.

Gjatë ditës së sotme u raportua se Bes Kallaku do të linte spektaklin e humorit “Kosherja Show” për t’u rikthyer në “Portokalli’.

“Kryefjala.al” raportoi se aktori ka realizuar një takim me Filip Çakulin, ku mendohet se shkak ka qenë biseda për një rikthim të mundshëm në shtëpinë e tij. Mirëpo, duket se pas këtij takimi nuk paska asnjë lëvizje të tillë.

/News31