Bes Kallaku bën thirrje për reflektim pas tërmetit: Lutuni që të çliroheni nga e keqja, ulur këmbëkryq në këtë vend…
Shqipëria ka kaluar momente tmerri për shkak të tërmetit të fuqishëm që ra. Por pas gjithë atyre dëmeve materiale dhe humbjeve të jetëve, aktori Bes Kallaku ka reaguar përmes një statusi në ‘Instagram’.
Ai ju bën thirrje shqiptarëve për t’u çliruar nga e keqja dhe për të dashur njëri tjetrin.
“Miq, shqiptare e bashkekombas.
Kjo fatkeqsi me coi neper mend se shqiptaret kane zemren dhe forcen per tu bere bashke, per te ndihmuar dhe shpetuar njeri tjetrin ne fatkeqsi.
Por a e mendoni dot se jemi i vetmi popull qe kemi ndasite me te medha.
Kemi ndasi politike, ku shahemi e urrehemi per shkak te bindjeve tona.
Kemi ndasi sportive, ku shahemi, urrehemi, gjakosemi dhe mund edhe te vrasim per nje ndeshje derby.
Kemi ndasi artistike, ku shajme dhe peshtyme punen e secilit apo mundin e secilit pa e vlersuar asnje second perpjekjen.
Kemi ndasi vellazerore, ku shajme e urrejme vellain pse Ai ka me teper apo eshte me lart se Une.
Ku shpifim dhe i veshim me shpifje ata qe ecin perpara nga inati se Ne nuk arritem para tyre.
Ku e vetmja peme qe nuk rritet ne kete vend eshte pema e mosmirenjohjes.
Ku vrasim me pare vellain, familjen, gruan sesa hasmin. (Vendi me më shum vrasje ne familje)
Ku kemi deshiren me te madhe per vetshkatrrimin e cdo pasurie qe na ka falur natyra, ku shkaterrojme pyje, male, lumenj per hidrocentrale, liqenet, bregdetin, vec per perfitimin e momentit pa menduar per brezat.
Ku qytete si Bulqiza apo Ballshi, ne vend qe te jene me te pasurit ne Republike, jane me te varfrit.
Ku ne 100 komente ne instagram, 80 prej tyre jane sharje edhe mllefe nga secili qe shfryn mbi ty inatin, frustrimin dhe xhelozin se pse nuk eshte si ty. (Kjo per faktin se ti ke zgjedhur te punosh dhe ai ka zgjedhur qe vetem te rrije e te flase)
Ku duam me shume liderin se sa Zotin.
Ku edhe atehere qe lutemi, me teper lutemi qe te thyeje qafen e te iki njeri apo tjetri.
Dhe te gjitha keto lutje qe bejme edhe kur i bejme, me besoni nuk i drejtohemi te mires por se keqes. Ne lutemi djallezisht. Me besoni.
Keto kane qene nga oret me te erreta qe kombi yne ka perjetuar ne prag te dites se tij te clirimit.
Prandaj ne prag te dites se clirimit, lutuni qe te cliroheni nga e keqja, ulur kembekryq ne kte vend, qe vec ka ngelur vendnumero.
Dhe Zoti na do, edhe pse ishim i vetmi vend ne bote qe iu mohua besimi.
Por Ne pervec se besimit, duhet te mesohemi te duam njeri-tjetrin ashtu sic Zoti na desh qe ta kujtojm se nuk na perfaqson askush me shum se Ai.
Zoti ju rujt. Besi”, shkruan aktori.