Bertan Asllani gati për të kurorëzuar dashurinë, i propozon aktores turke
Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani, ështê shkëputur prej kohësh nga Shqipëria për të vazhduar karrierën si aktor nê Turqi. Ai u rikthye në muzikë pak kohë më parë me “Fluturojmë”, mirëpo duket se të reja ka edhe nga jeta private.
Ai i ka propozuar të dashurës së tij shumëvjeçare, aktores turke Hazall Senell pasditen e sotme. “Deri në fund”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë me unazat. Shumë shpejt çifti duket se do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tyre.