Bert Dumani: Me Kivanc Tatlitug kam biseduar për ta sjellë në Tiranë, pse s’mund t’i them “jo” për martesë Ejshanit tek seriali hit “Ezel”
Pati fatin të ishte i pranishëm në eventin e dytë ndërkombëtar të “TRT Screenings” në Stamboll me 150 profesionistë nga 40 shtete të botës. Aty u mbajt dhe premiera botërore e serialit më të ri historik “Sulltani i fundit”, ku ishin të pranishëm kasti i aktorëve, me të cilët më pasi hyri në bisedë në barin e hotelit, ku ishin akomoduar. Bert Dumani me 20 vite eksperiencë në televizion, 15 vite si drejtor programacioni dhe 10 vjet që angazhohet me blerjen e prodhimeve ndërkombëtare, shumë orë të jetës së tij mund të themi pa frikë se i ka kalon duke ndjekur filma. Ai duhet të shohë shumë seriale apo telenovela të huaja, për të vendosur titujt që ia vlejnë për t’i sjellë në ekranin shqiptar. Në udhëtimin e fundit në Turqi ka takuar aktoren protagoniste Ozlem Conker, Xhemrenë (Ezgi Eyuboglu) tek “Hakmarrje” seriali që po shfaqet aktualisht në “Tv Klan” e shumë yje të tjerë, ndërsa rrëfen për revistën “Story” disa sekrete të tjera nga njohjet personale me ta.
Mund të të cilësojmë ekspertin e serialeve, pasi publiku sheh në ekranin shqiptar çfarë përzgjedh ti. Është kjo puna që e bën me pasion?
Jam bërë ekspert në sajë të pozicionit që kam si Drejtor programacioni dhe blerjesh. Serialet dhe telenovelat janë pjesë e televizionit, të cilin e kam dashur gjithmonë. I kam shijuar dikur si spektator filmat apo serialet, ashtu si çdo produkt tjetër televiziv, edhe pse në fëmijërinë time kishte vetëm një televizion, me 4 orë program në ditë. Por nga rreth 20 vite eksperiencë në TV, kam rreth 15 vjet si drejtor programacioni dhe 10 vjet që merrem me blerjen e prodhimeve ndërkombëtare në “Tv Klan”. Më pëlqen shumë puna që bëj dhe çelësi i suksesit është ta bësh diçka me pasion, dashuri dhe përgjegjshmëri.
Serialet turke kanë pushtuar botën, sa është vlera e tyre krahasuar me serialet amerikane, italiane, etj?
Producentët dhe televizionet turke po investojnë shumë në prodhimet e tyre më të fundit, duke i bërë ata te suksesshëm në tregjet ndërkombëtare, dhe kështu kërkesa për t’i shfaqur ata në televizione, sa vjen dhe rritet. Duke pasur kërkesë dhe duke qenë të arrirë artistikisht, edhe çmimi për t’i blerë ata, sa vjen e rritet. Mund t’ju them që serialet turke kushtojnë 2-3 herë më shumë se serialet amerikane, italiane, spanjolle apo braziliane. Blerjet më të shtrenjta janë titujt më të fundit që kam përzgjedhur si; “Cesur ve guzel” (Xhesuri dhe e bukura) me Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun, dhe seriali tjetër një superprodhim historik me Beren Saat “Sulltanesha Kosem”, vazhdimi në kohë dhe pasuesi i “Sulejmani i Madhërishëm”.
Mund të veçoje serialin që vërtet të ka rrëmbyer zemrën?
Mua zemrën “ma ka marrë televizioni”, po e vërtetë dhe aktualisht të gjitha programet e huaja që shfaqen në televizonin më të ndjekur shqiptar. Më vjen mirë që nuhatja ime deri tani ka qëlluar e suksesshme, dhe besoj do të jete e tillë edhe në të ardhmen.
Nga takimet që pate me aktorët në eventin e dytë ndërkombëtar të “TRT Screenings” në Stamboll, bisedove me ndonjë prej tyre për ta sjellë në Tiranë?
Nuk e kam takuar këtë herë, por kam folur para disa vitesh për një vizitë të tij në Tiranë, me aktorin e famshëm Kivanc Tatlitug.
Nëse do të merrje një propozim për martesë nga kasti elitë i aktoreve të Turqisë, kujt nuk mund t’i thuash jo?
Më ka pëlqyer dhe e kam adhuruar gjithmonë aktoren Cansu Dere, ose Ejshani tek seriali hit “Ezel”. Por vetëm adhurim në distancë, sepse nuk jetoj në Stamboll…