Berlusconi: Po të isha kryeministër nuk do të shkoja kurrë të flisja me Zelenskyn!

Pas ushtrimit të së drejtës së tij të votës, këtë të dielë në Milano për zgjedhjet rajonale të Lombardisë, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi iu referua edhe një herë në mënyrë kritike presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyi.

“Nuk do të kisha shkuar kurrë të flisja me Zelensky nëse do të kisha qenë kryeministër, sepse ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të vendit të tij dhe masakrës së ushtarëve dhe civilëve të tij. Mjaftoi që ai të pushonte së sulmuari dy republikat autonome të Donbasit dhe kjo nuk do të ndodhte, ndaj e gjykoj shumë, shumë negativisht sjelljen e këtij zotëria”, tha ai.

Me këto deklarata Berlusconi u diferencua nga qëndrimi i qeverisë Meloni, e cila është treguar mjaft mbështetëse e Ukrainës.

“Rrjedhimisht, unë gjykoj shumë negativisht sjelljen e këtij zotërie”, tha Berlusconi.

“Biden duhet të premtojë miliarda, jo armë. Në këtë mënyrë ky zotëri do të urdhërojë armëpushim”, shtoi ish-kryeministri.