Berlusconi fiton betejën me COVID-19: ‘Edhe këtë herë ia hodha paq’
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, pasi ka lënë spitalin “San Raffaele” në Milano pas 11 ditësh i shtruar ka falenderuar të gjithë, duke shtuar se për të ishte prova më e vështirë e jetës së tij.
“Edhe këtë herë ia hodha paq”- ka shtuar Berlusconi duke i bërë të gjithëve apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e virusit.
“Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira”, përfundoi fjalën e tij ish-kryeministri italian.
Dy ditë pasi u identifikua si pozitiv me COVID-19, ish-kryeministri 84-vjeçar u shtrua në spital.
“Gjëja themelore në lidhje me sëmundjen e Berlusconit nuk ishte aq shumë terapia e ndjekur sapo ai hyri në spital, por ishte shtrimi në spital në momentin e duhur”, tha më herët mjeku personal i Berlusconit.