Berisha më i miri i ndeshjes, Kumbulla dhe Rrahmani fantastikë në mbrojtje. Ja si vlerësohen shqiptarët në Serie A
Helas Verona mposhti me rezultatin 2-0 Spalin ditën e sotme, në atë që mund të quhet edhe derbi i shqiptarëve.
Tre futbollistë shqiptarë ishin të pranishëm në fushë, me Etrit Berishën që luante për Spalin dhe Kumbulla e Rrahmani që luajnë për Veronën. Pikërisht të tre këta lojtarë janë vlerësuar me nota pozitive nga “Tuttomercatoweb”, me Berishën që ka marrë edhe notën më të lartë.
Me notën 7,5 është vlerësuar gardiani kuqezi, teksa në shkrimin për të thuhet: “E mban ekipin në lojë sa të jetë e mundur. Një ndërhyrje fantastike ndaj Rrahmanit në pjesën e parë. Dy pritje spektakolare ndaj Pacinit në pjesën e dytë.”
Me notën 6,5 është vlerësuar Marash Kumbulla, teksa për të shkruhet: “Nuk është më një surprizë. I përsosur në rolin e tij, e mban Petanjën larg zonës së rreptësisë, aty ku kundërshtari mund të jetë më i rrezikshëm. Në këtë skuadër që po i surprizën të gjithë, ai është protagonisti absolut.”
Rrahmani vlerësohet me notën 7. “Është i përsosur në mbrojtje, dhe ka një dëshirë shumë të madhe për të shënuar edhe gol. Ai përpiqet të realizojë, me një rast në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë, por nuk ia del.”
PANORAMASPORT.AL