Bëri xhiron e rrjetit por Afrona zhduk podcastin me Bleron. Çfarë ndodhi?
Rrjeti u emocionua disa javë më parë kur Afrona Dika dhe Blero Muharremi postuan ritakimin e tyre në podcast-in e saj 2 vite pas divorcit.
Mirëpo, Blero doli në disa intervista, foli rreth qëllimit të podcast-it dhe qartësoi se nuk bëhet fjalë për ribashkim pasi ndjenjat e tij i përkasin vajzës së fundit me të cilën ishte lidhur, “bebit”.
Podcast-i nuk po publikohej dhe pyetjet zienin, ndërkohë që promoja e publikuar në kanalin e Afronës në Youtube kishte arritur mbi 300 mijë klikime.Pas pyetjeve, Afrona postoi një tjetër video dhe shkroi se do të ketë dy episode, një më 31 maj dhe një më 3 qershor.
Por diçka ka ndodhur. Në Instagram-in personal të Afronës nuk ka më asnjë gjurmë të pjesëzës të publikuar me Bleron. Kjo vlen edhe për faqen zyrtare të podcast-it. Nuk ka bërë përjashtim as kanali në Youtube ku videoja rreth 1 minutë e gjysmë me qindra mijëra klikime nuk gjendet askund.
Pas gjithë interesit të lartë të publikut dhe pyetjeve që u ngritën në rrjet, ka reaguar më në fund Afrona përmes një Instastory, ku shprehet se publikimi i podcasti sërish do të shtyhet, për arsye që do të bëhen publike.
kryefjala.com