Bëri vaksinën, ndërron jetë në mënyrë të papritur stilisti 32-vjeçar grek!

Stilisti grek 32-vjeç Nassos Katris është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij, nga shoqja e ngushtë. Stilisti nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjes për rreth 24 orë e për këtë arsye prindërit ishin të shqetësuar.

Duke iu referuar këtyre shqetësimeve, mikesha e tij, Athena Vaticanou, gjithashtu stiliste, shkoi në shtëpinë e të riut, kur e gjeti atë të vdekur.

Sipas raportimeve, të hënën, ai sapo kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”

Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës. Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire.

Ai hëngri me një mik dhe pastaj shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka vjellë, ka nxjerrë. Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Njeriu që jeton vetëm poshtë tij, dëgjoi zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kushtoi vëmendje sepse siç na tha ai nuk donte ta shqetësonte, -tha shoqja e tij.

Pas autopsisë do të përcaktohen shkaqet që i shkaktuan vdekjen e papritur stilistit, Nassos Katris.

Top Albania Radio