Bëri vaksinën anti-Covid, habit aktori i famshëm: “Më në fund mora 5G”

Aktori i famshëm, Ryan Reynolds, ka publikuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto ku shihej duke bërë vaksinën anti-Covid.

Aktori shihej i veshur me një bluzë të bardhë, ndërsa mbante në kokë një kapuç dhe maskën vënë. Ai dukej i qeshur teksa ka bërë vaksinën.

Me humor, Ryan e ka quajtur këtë vaksinë 5G, nisur nga konspiracionet e shumta që kanë qarkulluar në rrjet këto kohët e fundit. “Më në fund mora 5G”, ka shkruar aktori përbri kësaj fotoje.