Bëri thirrje për linçimin e mjekëve, Aida Shtino: S’kam frikë burgun, unë vij nga drita
Deklarata e fortë e ish-moderatores Aida Shtino e cila ngriti shqetësimin se pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital nuk i lejohen celularët ka sjellë reagime të shumta.
Të shumtë kanë qenë komentuesit në rrjetet sociale që kanë replikuar me të, prej të cilëve edhe persona që kanë dalë kundër pretendimit të saj.
Vetë ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet komenteve në rrjet duke përforcuar qëndrimin e saj për sjelljen e mjkëve me pacientët e shtruar në spital.
Shtino paralajmëroi se ky qëndrim i tyre do sjellë zemërimin në radhët e popullit.
“Po mire unë kam rrëshkitur bravo, faleminderit për komplimentet zotëri, Shyqyr unë nuk jam qyqe dhe as e zezë. Nuk kam lidhje fare me këto zotëri i nderuar. Unë i përkas dritës.
Domethënë ju keni hyrë nëpër pavijone e dini se di janë pacientët… unë nuk e besoj fjalën tuaj, por besoj fjalën e miqve të mi që më shkurjanë se nuk e dinë si janë të afërmit dhe nuk komunikojnë dot me to edhe me ata që nuk janë të intubuar. Tani ato kërcënimet me brug mos m’i tregoni mua zotëri, apo si e keni hallin ju… çfarë ju shqetëson që hidheni si gjel… jeni pjesë e sistemit?
Meqë juve nuk ju bën përshtypje ky fakt, as mos hynë në faqen time dhe mos lexoni se çfarë shkruaj dhe dëgjoni gjeraqinat e sistemit.. a dhe mos harroni maskën se ju mbron nga Covidi.
Ndërsa atë burgun do ta shikojmë se kush do të shkojë… dhe se a janë ligjore, dhe a shkelen të drejtat e njeriut nga këto që po bëhen”, shkruan Aida Shtino në replikë me një komentues në profilin e saj.