
Bëri tatuazh në buzë emrin e bashkëshortit, Neslihan Atagul sulmohet për vendimin e saj
Ylli i serialeve turke, Neslihan Atagul u bë e njohur në Shqipëri përmes rolit të Nihanit në “Dashuri e pafund”. Ditët e fundit aktorja është vënë në qendër të mediave për shkak të një tatuazhi që ka bërë në pjesën e brendshme të buzës. Ajo ka shkruar shkronjën e parë të bashkëshortit “K”, dhe të gjithë e gjykuan duke i thënë se ajo është shumë e vogël për një vendim të tillë. Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak aktores dhe në një intervistë ju është kundërpërgjigjur të gjithëve. ”Sepse kështu doja. Kadir është një nga gjërat më të bukura të jetës time. Emri i tij është tatuazh në buzët e mia, kam unazën e tij në gisht dhe të mbaj mbiemrin e tij është një tjetër krenari e imja”, shprehet ajo., sipas Who. Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë bashkë prej disa vitesh dhe martesa e tyre është duke ecur shumë mirë.
