Bëri lidhjen me deputetin publike, çfarë thotë ish bashkëshorti i Rudinës
Pas shumë aludimesh dhe zërash të pakonfirmuar mbi një lidhje mes moderatores Rudina Dembacaj dhe ish-deputetit Mark Frroku, më në fund u konfirmua gjithçka.
Ishte vetë moderatorja ajo e cila publikoi 3 foto të realizuara krah partnerit të saj, Mark Frroku për të konfirmuar kështu romancën mes tyre.
“E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, shkruante Rudina në fotot ku çifti shfaqet shumë i dashuruar” shkruante Rudina në foto.
Menjëherë pas kësaj, të gjithë u bënë kuriozë për të ditur reagimin e ish-bashkëshortit të Rudinës, Aleksandër Varfaj në lidhje me këtë çështje.
Ky i fundit herë pas here publikon foto në Instastory si për të hedhur ndonjë kunjë, por me këtë të fundit duket se ka një mesazh të drejtpërdrejte për ish-partneren.
Ai ka publikuar një foto dhe në të shkruhet: “Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri sa vjen një grua dhe e vështirëson”.
Kujtojmë se pas ndarjes, Aleksandri dhe Rudina ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe takohen bashkë edhe për shkak të vajzës.