Beren Saat; Bashkëshorti këngëtar i derdh paratë lumë për ditëlindje, çfarë fshihet pas jetës dramatike të aktores më të paguar

Versioni turk i prosduksionit të sukseshëm “Revenge” (Intikam) me protagonist Beren Saat në “Tv Klan”, ka nisur transmetimin në “Tv Klan” me titullin në shqip “Hakmarrja”. Aktorja e famshme dhe më e paguar në Turqi, Beren Saat rikthehet në këtë serial pasi fitoi zemrat e publikut shqiptar me rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e ndaluar”. Misioni i saj në këtë prodhim të ri kinematografik është ai një gruaje që kërkon të marrë hak për babain e saj, i cili u burgos pa të drejtë. Yağmur Özden shpërngulet në një lagje të pasur buzë Bosforit në Stamboll, ndërkohë që emri i saj i vërtetë është Derin Çelik. Babai Adil u dënua pa të drejtë për një krim që nuk e kishte kryer, por pasoja ishte burgosje. Derin u rrit në shtëpinë e fëmijës, me idenë që babai i saj ka qenë fajtor por Adil dëshironte që e bija të merrte vesh të vërtetën, ndaj i la asaj një ditar që t’ia jepnin një ditë. Derin mëson të vërtetën e babait të saj kur mbush 18 vjeç, por atëherë ishte shumë vonë, pasi babai i saj vdes në burg edhe pse i pafajshëm. Derin rikthehet në lagjen e saj të fëmijërisë me një identitet tjetër, me qëllimin për të marrë hak ndaj atyre që tradhtuan të atin e saj. Po cila është jeta e private e Beren? Aktorja turke, e njohur si Bihter në serialin e ndjekur “Dashuri e ndaluar”, u martua verën e 2014-ës gjatë një ceremonie private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këngëtarin turk, Kenan Dogulu. E martuar shumë herë dhe në të njëjtën kohë e ndarë në telenovelat turke ajo njihet si “aktorja fatkeqe”, ndërkohë që në jetën reale Bihteri është totalisht e lumtur, që kur veshi fustanin e bardhë. Kujtojmë që një ndër të ftuarit e saj specialë në dasmë ishte edhe Behluli, partneri që e bëri të vuante në serialin “Dashuri e ndaluar”, eksperiencë pas së cilës ata kanë mbetur shumë miq. Aktorja Saat dhe këngëtari Dogulu i premtuan dashuri të përjetshme njëri-tjetrit në Los Angeles të Amerikës, dhe ende vazhdojnë të jenë të dashuruar si ditëne parë. Ndërkohë fansat e çiftit janë bërë kureshtarë të mësojnë se me rikthimin e saj si aktore a po shkon si duhet martesa me këngëtarin? Sipas mediave turke aktorja e lindur në Ankara duket se është ende duke shijuar romancën me burrin artist. Ai ka organizuar një super festë luksoze për 35 vjetorin e saj në 26 shkurt, ku mësohet se paratë janë derdhur lumë. Në festën surprizë me njerëzit më të afërm në Soho House, çifti u akomodua në hotelin 960 euro nata. Ndërkohë që festa arriti kulmin me performancën DJ-it të ftuar, shoqëruar me momentin e prerjes së tortës madhështore, ndërsa në sfond ishin këngët më të famshme të dashurisë. Natyrisht që nuk mungoi dhurata super e shtrenjtë që partneri i bëri aktores, ku binin në sy trëndafilat e bardhë.