Berat Behramaj: Momentet e bukura që kaloj me Fjolla Morinën vështirë të harrohen, sekretet që na mbajnë të lidhur

Miqësitë mes personazheve të njohur të showbizit janë ato që bëjnë shumë përshtypje, për faktin se shpesh flitet se për shkak të xhelozive ata e kanë të vështirë të gjejnë miq të vërtetë mes tyre. Këto kohë po bën përshtypje shoqërimi i ngushtë i modelit Berat Behramaj me këngëtaren Fjolla Morina, duke ngritur dyshimet e para. Pyetjes së revistës “Story” çfarë i lidh kaq ngushtë të dy, Berati i përgjigjet: “Jemi miq shumë të mirë. Kemi momente aq të bukura bashkë që vështirë se harrohen lehtë”, tha ai. Po çfarë e bën për vete një djalë si ai tek këngëtarja (nënë e dy vajzave), ai i përgjigjet: “Fjolla ka karakter shumë të forte, dhe unë i pëlqej njerëzit me karakter të fortë. Ajo ka një zemër të madhe, e me tipin që ka mundet t’i bëjë të gjithë të buzëqeshin e t’i bëjë të ndihen mirë”. “Veç të tjerash”, tha ai,” kemi shumë sekrete që na bashkojnë dhe na lidhin më shumë në miqësinë tonë”. Fjolla e Berati njihen prej dita vitesh, një miqësi që Fjolla e ruan në vazhdimësi me modelin 22 vjeçar, ish-Mister Fotozhenia. Berati, i cili ka pozuar për Sheri Hill me Diana Avdiun, Angela Martinin e Marigona Dragushën njihet për skenat hot në klipin e Dafina Zeqirit. Aktualisht ai punon për biznesin e tij, ndërkohë që po përgatitet për karrierë si model në tregun ndërkombëtar.