“Bëra operacione plastike për të rritur çmimin, bëjmë s*ks dhe në grup”, rrëfehet eskorta nga Tirana
Një vajzë 28 vjeçe nga Tirana ka rrëfyer jetën e saj si eskortë. Ajo ka treguar se këtë punë e nisi me sugjerimin e shoqeve dhe më pas bëri operacione plastike që të rriste çmimin si eskortë shoqëruese për shqiptarë dhe të huaj.
“Rreth 7 vite më parë, kur isha 21 vjeçe, fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping, por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme, që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha, ishte të shisja trupin tim. Shoqja ime e bënte një gjë të tillë, ashtu sikurse edhe një pjesë e mirë e shoqërisë, dhe kjo qe një tjetër shtysë që të bëhesha edhe unë si ato, me idenë që të jem edhe në të njëjtin nivel ekonomik. Klientët e parë m’i gjeti shoqja ime”,- rrëfen eskorta që do të mbetet anonime, në një intervistë në Euroneës Albania.
Ajo ka treguar se si vajzave u dërgojnë makina luksoze për ti marrë dhe për t’i dërguar në vende të ndryshme.
“Shërbimet i kryenim në vende të ndryshme dhe ka pasur raste që i kam pritur edhe në shtëpinë time, kur kanë qenë klientë të përsëritur. Unë disa herë përdor makinën time, dhe më pas iu kërkoj edhe paratë e transportit klientëve, ose lëviz me taksi. Klientët janë nga më të ndryshmit. Kulmi i punës sonë është kur vijnë biznesmenë të huaj që kërkojnë shoqëruese, meqenëse janë larg familjes dhe jetës së tyre”, tregon eskorta.
28-vjeçarja ka rrëfyer edhe se sa para merr nga kjo lloj jetese.
“Tarifat variojnë, por në fillim merrja 100 euro. Pasi punova dy vjet, në vitin 2016 fillova të bëja edhe disa investime dhe ndërhyrje tek vetja. Bëra ndërhyrje në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit dhe rrita edhe çmimin, pasi kisha standarde më të larta. Kështu tarifa shkoi 200 euro për dy orë shërbim seksi. Ndërsa për ata që duan shoqërim apo ekspozim, tarifa, brenda vendit tonë, të paktën flas për veten time, është 500 euro. Por po kaq e kanë edhe vajzat e tjera”, rrëfen vajza.
Ndërhyrjet në trup kanë sjellë edhe rritjen e çmimit. Ajo ka treguar se si ka hyrë në tregun e huaj.
“Në shërbimet me të huajt, ata janë më të sjellshëm. Kryesisht janë italianë klientët e mi, biznesmenë që vijnë për të investuar në Shqipëri. Ndërkohë, më ka ndodhur që klientë të më kenë kërkuar për të udhëtuar jashtë me ta. Unë kam qenë kryesisht në Turqi, ku kam bërë shopping nëpër qendra tregtare, i cili ishte plus tarifës që do të merrja që shkoi afro 15 mijë euro për një javë shoqërim. Ka pasur raste që edhe më kanë mashtruar. Një rast për shembull, më ka ndodhur me një klient 23 vjeçar, i cili u deh dhe abuzoi me mua. Ka pasur edhe një rast që një klienti më ka gjuajtur me telefon kokës. Ne punojmë ndonjëherë edhe në grup. Pra në një darkë duhen disa vajza dhe unë marrë katër vajza që i njoh. I pyes vajzat sa para duan secila, 400-500 euro, këtë shumë ia them klientit, i cili nëse bie dakord ka aq vajza sa dëshiron. Këtu në Shqipëri nuk mund të jetosh siç duhet, ndryshe”, mbyll rrëfimin eskorta.