“Bëra gjithçka munda deri në fund”, Albana Osmani prek me fjalët në ditën botërore të fëmijëve
Sot është dita botërore e fëmijëve dhe pa dyshim ajo që nuk mund të mungonte me një shkrim mjaft prekës është Albana Osmani. Moderatorja ka luftuar gjithmonë për mirëqënien e tyre me anë të fondacionit të krijuar prej saj “Ti je një luledielli”. Në rrjetet e saj sociale, Albana ka shkruar disa fjalë në të cilat tregon gjithë sakrificat, por edhe lumturinë që ka marrë në këtë rrugëtim.
“Dita boterore e femijeve! Kam gezuar dhe do te gezoj njesoj si femijet per gjithcka te mire te drejte e te paster ! Kam “luftuar” dhe do vazhdoj njesoj per ta dhe familjet qe i rrethojne. Ne fakt nese kjo quhet “beteje” se ne thelb mendoj se eshte njerezore dhe detyre e te gjitheve ne. Kam gezuar njesoj edhe pse shpesh faqet mu mbuluan me lot , por ne fund ju garantoj me lot gezimi sepse ndjeva qe bera gjithcka munda deri ne fund. Atyre iu takon mbreteria e tokes dhe e qiellit. Per ta do qendrojme sebashku ne nevojat e tyre paresore per permiresimin e kushteve ku ata trajtohen dhe kurohen, per te drejtat e tyre, per arsmimin e tyre. Per nenat qe kujdeset per ta, shpesh me muaj e vite, nganjehere nata behej dite ulur mbi nje karrige druri sic i takova une ne 2017.. Sot eshte dita e tyre kudo ne bote. Te qendrosh per ju eshte gezim eshte gezimi qe gurgullon ne formen me te perkryer brenda shpirtit. Faleminderit qe me beni te lumtur cdo dite”. Albana e ka shoqëruar postimin me disa foto mjaft të veçanta me fëmijë të ndryshëm.