Beqari më pak i pëlqyer i Hollywood-it është Tom Cruise!
Në profesion mund të jetë një yll, por jeta personale i çalon paksa.
Po flasim për Tom Cruise.
Ai është beqari më pak i popullarizuar i Hollivudit, sipas burimeve të “Radar Online”. Ylli i “Top Gun” është i papërshtatshëm për takime, pasi shumica prej tyre dështojnë pothuajse menjëherë, sepse femrat e shohin atë si posesiv dhe egoist.
“Tom do të donte të kishte dikë në jetën e tij, por e vërteta është se reputacioni i tij nuk është i mirë”, tha një person i afërt me të.
Ylli i Hollivudit është diskret kur bëhet fjalë për jetën e tij personale që kur martesa e tij me Katie Holmes përfundoi pas 6 vitesh në vitin 2012.
Sipas të njëjtave informacione, lidhja e tij me Hayley Atwell përfundoi keq. Bukuroshja britanike u nda nga ai në vitin 2020, por u bashkuan përsëri dy vjet më vonë. Por ajo nuk e duroi dot për shumë kohë dhe u ndanë përfundimisht.