Beqare prej 10 vitesh, Zhaklin Lekatari gjen më në fund dashurinë: Ai ma bën jetën të lumtur
E ftuar në “Pushime On Top” ka qenë gazetarja Zhaklin Lekatari. E pyetur nga moderatorët, ajo ka pranuar për herë të parë publikisht, se është në një marrëdhënie dashurie.
Zhaklin Lekatari: “Këtë periudhë po shijoj verën dhe pushimet, detin, diellin…”
Eni Shehu: “Bashkë me një person të veçantë, apo jo?”
Eni Shehu: “Ti ke thënë më herët se ke qëndruar 10 vite pa krijuar një lidhje, a ishte ky person që të bëri të ndryshoje mendim?”
Zhaklin Lekatari: “Po, është e vërtetë, nuk kam pasur një lidhje prej 10 vitesh. Kjo sepse gjithmonë kam dashur të kem në krah një person që më mbështet dhe jo të më kufizojë; dikë që ma bën jetën të lumtur, jo të ma vështirësojë. Po, të gjitha këto i kam gjetur tek ky person…”
Lei Kraja: “Po plane për fejesë, dasmë…?”
Zhaklin Lekatari: “Jo, jo…”
Lei Kraja: “As për një beb…?”
Zhaklin Lekatari: “Unë nuk jam nga ato që bëj plane të mëdha. Për momentin jam e lumtur dhe gjërat janë mirë”