Benzema mund ta rimendojë largimin nga kombëtarja e Francës: ka vetëm një kusht
Të hënën Karim Benzema zyrtarizoi lamtumirën e tij me kombëtaren franceze. Topi i Artë në fuqi, pavarësisht se u grumbullua, nuk mori pjesë në Kupën e Botës në Katar për shkak të një dëmtimi në kofshë në prag të turneut. Dëmtim nga i cili sulmuesi i Real Madrid u rikuperua shpejt, aq sa mund të përdorej për fazat e fundit të kompeticionit. Tekniku Deschamps preferoi të vinte bast për lojtarët e tjerë të skuadrës dhe ta linte në shtëpi. Një zgjedhje, ajo e trajnerit, që përshpejtoi vendimin e qendërsulmuesit për t’u larguar përgjithmonë nga Les Bleus. Megjithatë, sipas asaj që zbulohet, Benzema mund të kthejë mendje, por ka një kusht thelbësor.
Sipas portalit francez Foot Mercato, 35-vjeçari mund të kthehet vetëm nëse trajneri aktual Deschamps do të largohej nga pankina. Megjithatë, federata franceze duket e gatshme të konfirmojë ish-mesfushorin e Juventus në krye të Gjelave. Kontrata e Deschamps do të përfundojë më 31 dhjetor. Nëse konfirmohet, atëherë rrugët e Benzema dhe kombëtares do të ndaheshin përfundimisht.
Prej vitesh emri i Zinedine Zidane qarkullon në dhomat e federatës së futbollit francez. Fituesi i Champions ishte menduar si pasuesi i Deschamps. Ish-trajneri i Real Madrid, pa pankinë për një vit e gjysmë, është gjithashtu në planet e Juventus. Por ai nuk do t’i thoshte jo një telefonate nga kombëtarja e tij. Marrëdhënia e tij me Benzema, është e shkëlqyer dhe pikërisht për këtë arsye, ulja e tij eventuale në pankinën e Les Bleus mund ta bindë sulmuesin të rikthehet. Ndërkohë nga rubrikat e As Toni Kroos sponsorizon ish-trajnerin e tij: “Nuk do të ishte vetëm një pasardhës i mirë, por edhe pasardhësi më i mirë i mundshëm”.