Benzema, baba për herë të tretë me partneren e tretë: bukuroshja Jordan është në pritje të ëmbël
Karim Benzema do të bëhet baba për herë të tretë. Sulmuesi francez merr lajmin e bukur pak para Kupës së Botës në Katar, ku ai do të jetë me Francën e tij. Sulmuesi, që ka tashmë dy fëmijë, do të ketë edhe një tjetër me partneren e re Jordan Ozuna. Benzema dhe bukuroshja janë lidhur bashkë prej disa muajsh. Paraqitja e tyre e parë zyrtare si çift ishte kur Benzema fitoi Topin e Artë, por tani gjërat janë thelluar shumë.
Kështu, Benzema pret fëmijën e tretë nga partnerja e tretë. Melia është vajza e parë e sulmuesit të Real Madrid që lindi më 3 shkurt 2014. Ajo erdhi në jetë nga lidhja e tij me infermieren franceze Chloe De Launay. Më vonë lindi edhe Ibrahim, në vitin 2017. Në atë kohë Benzema ishte lidhur me modelen Cora Gauthier. Ndërsa tani, sulmuesi francez do të ketë një tjetër fëmijë me Jordan Ozuna.
Një periudhë e bukur për Benzema, që pak kohë më parë fitoi edhe Topin e Artë 2022. Një vit që po shkon drejt mbyllje me lajmin më të mirë. E tani sulmuesi shpreson që të jetë një ogur i mirë për një tjetër objektiv, Kupa e Botës në Katar. Atëherë po, Benzema do t’i kishte të gjitha…