Bënin se*s me shumë zhurmë, kapen mat sportisti i martuar dhe dietologia e ekipit
Shpërthen skandali në radhët e përfaqësueses së regbisë të Afrikës së Jugut, kampione bote ne fuqi. Mediat afrikano-jugore kanë publikuar një lidhje jashtëmartesore të një prej yjeve të skuadrës, Elton Jantijes, dhe dietologes së ekipit, Zenat Simje.
Një lidhje që mendohet se zgjaste prej kohësh por që ishte zbuluar në rrethana të çuditshme pak javë më parë. Të dy nuk kishin qëndruar në hotelin ku ishte skuadra, por ishin takuar në një hotel tjetër dhe shumë burime të ndryshme kishin konfirmuar për gazetën afrikane “Rapport” se gjatë gjithë natës kishin dëgjuar zhurma të forta nga dhoma e tyre teksa kryenin marrëdhënie seksuale, duke e përshkruar situatën “të sikletshme”, duke i identifikuar të nesërmen Jantijes dhe Simje.
Pasi lajmi u publikua në mediat afrikane, drejtuesit e kombëtares së regbisë vendosën që t’i kthenin të dy në shtëpi nga Argjentina, ku ekipi gjendej i grumbulluar për një ndeshje ndaj vendasve. Sipas deklaratës zyrtare, të dy protagonistët “nuk kishin thyer ndonjë protokoll gjatë grumbullimit”, por ishin kthyer në shtëpi për të mos shkaktuar shpërqendrim te ekipi për shkak të mediave që interesoheshin për ngjarjen. Jantijes është i martuar me modelen Iva Ristiç dhe ka tre fëmijë me të.
PANORAMASPORT.AL