Beniada tregon kur i bëri bllok babit në whatsapp

Gocat bisedojnë të qeta me njëra tjetrën dhe Beniada tregon një fragment që i ka ndodhur me babin i cili nuk ia ka marrë shumë seriozisht profesionin e modeles në fillimet e saj.

I thashë që nuk po më respekton, tha Beni, dhe mora trenin për në Milano. Kisha 10 telefonata të humbura nga babi kur mbërrita dhe mesazhe në whatsapp ku më pyeste “si je.”

I bëra bllok nga inati dhe vazhdonte më merrte nga telefoni i mamit, tha ajo. “Çfarë ka telefoni im që nuk të mbërrin dot”, i ka thënë babi. “Nuk ka gjë jo, të kam bllokuar,” tregon duke qeshur Beniada.

Në përgjithësi, baballarët mendojnë se nënat kanë më shumë ndikim tek vajzat e tyre sesa ata, por asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta, pasi zakonisht vajzat kanë një marrëdhënie shumë më të ngushtë me baballarët.

Prandaj, baballarët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e vajzave të tyre, sepse janë ata që luajnë rolin që një nënë nuk mund ta zëvendësojë kurrë: sjelljen e një perspektive mashkullore në zhvillimin e tyre.

Historia që tregon Beniada ka plot harmoni edhe pse një situatë “zënke” me babin e saj.