Beniada shkëmben puthje në buzë me një femër tjetër
Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, është mes të ftuarve në Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Sot gjatë parakalimit në tapetin e kuq ajo është shoqëruar me modelen dhe spikeren Gloria Fregonese. Vajzat kanë marrë vëmendjen duke shkëmbyer një puthje në buzë.
Beniada kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë gold me detaje dhe me shkëlqim. Flokët i mbajti lëshuar me onde ndërsa grimi dukej shumë i lehtë. Ndërsa Fregonese kishte veshur një fustan ngjyrë vishnje dhe flokët i kishte kapur.
Përmes një foto të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Sakaq, Beniada ka falenderuar fotografin shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, i cili i ka realizuar shkrepjen e fotos. “Dua te ndaj me ju nje ftese shume te rendësishme per mua, do te shihemi me 5 shtator ne Festivalin e Filmit ne Venecia.
Shpresoj te përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën me te mire te mundshme. Flm speciale a @fadilberishaphotography per questo scatto”, ka shkruar ajo krahas imazhit.