Beniada Nishani zbulon arsyen e ndarjes nga vëllai i Arbër Hajdarit
Beniada Nishani, ka folur në “S’e Luan Topi” për jetën e saj personale. Në media është komentuar raporti i kaluar i modeles me vëllain e Arbër Hajdarit, Blertin. Beniada tha se ishte një lidhje shumë e bukur që e ka shijuar.
“Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin. Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.
“Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë”, shtoi ajo. “Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë”.
E bindur se e presin gjëra më të bukura, Benida tha se “nuk e kthen më kokën pas”.
Politiko.al