Beniada Nishani komenton lidhjen e Kiarës me Luizin

Ish konkurrentja e ” Big Brother Vip 1″, Beniada Nishani ka komentuar së fundmi për romancën e Kiarës me Luizin brenda shtëpisë. E ftuar në emisionin e mëngjesit “ Wake Up“, modelja u shhpreh se Kiara ka patur momente që ka qenë e ftohtë me Luizin por duhet kuptuar pasi sipas saj krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e kollajshme.

“Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe sikletin, të rrish aty brenda si çift nuk është e kollajshme. Unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani të shkretat ne çfarë mund të themi”, është shprehur Nishani.

E pyetur nëse e ka menduar të merrte pjesë sërish në reality-show, ajo u përgjigj: Ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime. Më pyesin vazhdimisht nëse do merrja pjesë por nuk do ta kisha bërë prapë si eksperiencë. Ajo bëhet vetëm njëher në jetë dhe për këtë arsye nuk kam pse të hyj. Por unë do kisha qenë njësoj nuk do kisha ndryshuar”./Lapsi.al