Beniada Nishani & Ines Trocchia: Topless në qiell të hapur në Milano pasi forcuam miqësinë me bashkëjetesë
Beniada Nishani (Jakic) është imazhi i ri në showbiz-in italian, pasi po tërheq vëmendjen jo vetëm si modele, por edhe showgirl. 25 vjeçarja e lindur në Durrës bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të Mediaset, por u komentua më së shumti si mbesa tepër e bukur e Presidentit, Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema. Në këtë set fotosh ekskluzive për revistën “Story” vjen me bikini në pozat sensuale me 22 vjeçaren Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për Playboy, FHM, GQ, Esquire, Sports Illustrated, DT, Formen apo Maxim. Për miqësinë që ekziston mes dy vajzave pas fotove, rrëfehet për revistën Beniada:
Si do e komentoje miqësinë apo afeksionin mes teje dhe supermodeles italiane, Ines Trocchia?
Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës, dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respektit reciprok.
Pozuat me veshje intime në një ambient të hapur publik. U ndiet në siklet?
Fotot i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra janë bërë mjaft popullore, si: Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless.
Ke marrë mesazhe të veçanta apo lule nga shqiptarët pasi u shfaqe në intervistën e parë të revistës “Story”?
E vërteta është që kam marrë lule pa emër nga disa adhurues shqiptarë. Unë do të doja të di emrat e personave që m’i kanë dërguar, së paku për t’i falenderuar ata. Por mesazhet më të bukura janë ato që më kanë dërguar gratë, nënat apo vajzat e reja që duan të ndjekin karrierë në fushën e modelimit.
Je komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit. Ke ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja jote?
Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë, dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës, e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe.
Beniada & Ines, si u bashkuan rrugët e modeleve në Milano
Cila ishte rastësia që i bëri bashkë Beniadën nga Durrësi dhe Ines nga Napoli? “Na lidhi pasioni për modën dhe puna. Kemi bërë shërbime të ndryshme fotografike, por ky është i pari set seksi me veshje intime. Rrugët tona u bashkuan, pasi vijmë nga eksperienca në fushën e modës. Unë fillova të punoja si modele që në moshën 16 vjeçare, duke qenë se që fëmijë më tërhiqte bota e modës dhe e fotografisë, ndërkohë që u diplomova në dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura në Itali. Në moshën 22 vjeçare u vendosa për të jetuar në Milano, një qytet që e kam dashur gjithmonë, pasi puna atje si modele më ka ndihmuar të udhëtoj e të takoj njerëz të rinj. Pikërisht në Milano takova Ines, një modele e suksesshme nga Napoli, vetëm 22 vjeçe dhe që ka pozuar për fotografë ndërkombëtarë. Ne bëmë disa punë së bashku siç ishte kalendari i Enrico Ricciardi-t, mjaft i suksesshëm jo vetëm në Itali, por edhe në Miami. Po ashtu jemi zgjedhur si imazhe për “Flo&Co”, rrëfeu Beniada për “Story”.