Beniada dhe Einxhel bëjnë twerk para djemve, Donaldi: Hiqe xhaketën të shohim by*ën
Beniada zgjodhi Einxhelin si aleate për të vazhduar lojën në çift dhe si rrjedhojë çdo gjë që bën njëra, është e detyruar të bëjë edhe tjetra. Një ndër provat javore këtë herë në shtëpinë e “Big Brother VIP” është që banorët e ndarë në çifte të kërcejnë me partnerin e tyre në çdo moment që vëllai i madh do të vendosë në sfond një këngë.
Ata e kuptojnë menjëherë se kur është momenti që të performojnë, sepse secili çift ka një këngë të caktuar me të cilën duhet të kërcejë. Mbrëmjen e djeshme, teksa të gjithë po shijonin një darkë surprizë në oborrin e shtëpisë, Beniada dhe Einxhel dëgjuan këngën e tyre në sfond dhe nisën menjëherë të kërcenin.
Djemtë ishin kthyer të gjithë për të parë dy vajzat, sepse kënga ishte e tillë që ato duhet të bënin “twerk”. Kur u çuan nga tavolina, Donaldi i tha Einxhelit të hiqte xhaketën që kishte veshur, duke nënkuptuar se ajo nuk i lejonte çunat t’i shihnin të pasmet.
Pjesë nga biseda:
Semi: U plotësua ëndrra, hajde çuna.
Donaldi: Hiqe atë xhupin e mësueses që ke Enxh, si zysh.
Semi: Të shohim çik byçën.
Donaldi: Po ça byçe ka ajo.