“Bëni atë që ndjeni dhe duajeni veten,”- Humbi 40 kg në një vit, Marsela Çibukaj rrëfen si e bëri ndryshim drastik: Jam shndërruar në…

Marsela Çibukaj gjithmonë është vlerësuar nga publiku për zërin brilant. Pamja e saj jashtme nuk ka qenë asnjëherë në fokus për të bërë publikun për vetë. Ndonëse mbipeshë, këngëtarja arriti të fitojë zemrat e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Por tani, Marsela i ka humbur kilet e saj të tepërta. Brenda vetëm 1 viti ajo arriti që të heqë nga pesha e saj plot 40 kg.

Në një intervistë për Living, këngëtarja tregoi edhe mënyrën sesi arriti të dobësohej duke u shndërruar  në një dietologe të vetes.

“Tashmë jam shndërruar në dietologe dhe njerëzit më pyesin më shumë si jam dobësuar sesa si është kënga?” – tha ajo.

Ajo tregoi se dietologia dhe mësuesja e saj e kantos në Itali e këshilluan vazhdimisht që të humbte peshë dhe Marsela ia dëgjoi këshillën.

Për të ndihmuar fizikisht veten, zgjodhi sportin dhe korrektësinë në të ngrënë, duke favorizuar më shumë  konsumin e frutave, perimeve, proteinave. Ushqimi mbas orës 7 të darkës, konsumi i ëmbëlsirave, alkoolit apo pijeve me gaz janë rutina të tjera nga të cilat ajo ka hequr dorë.

Mars-2

Synimi i Marselës ishte dhe është,  një regjim sa më i shëndetshëm, duke favorizuar frutat e stinës, ushqimin në shtëpi dhe jo atë të përgatitur apo konservuar.  Kështu me shumë vullnet, pak nga pak, erdhën dhe rezultatet e para.

Por këngëtarja pranon se qëllimi i saj nuk ka qenë paraqitja e jashtme, pasi publiku e ka pranuar dhe përkrahur ashtu siç ishte, me kilet e tepërta.

Sipas renditjes të bërë nga vetë ajo, tre janë arsyet për këtë ndryshim rrënjësor, e para vetëbesimi, sepse një regjim i shëndetshëm e indukton këtë ndjenjë, më pas riaktivizimi fizik,  qe me mbipeshën ishte zhdukur dhe se treti një përformancë më e mirë dhe praktike në skenë.

Tashmë  ajo ka arritur një ekuilibër, një peshë ideale, që i përshtatet fizikut dhe fiziologjisë që ka. Humbja e kileve të tepërta e bën të ndihet mirë dhe të shijojë këtë arritje, këto ndjesi apo lehtësi që të rrethojnë, dhe  që vetëm sadisfaksioni i arritjes së figurës që dëshiron, arrin të të dhurojë. Ajo më pohon ( dhe kushdo që ka vuajtur më kilet e tepërta mundet të kuptojë) që e ze gjumi me qetësi nëse nuk ka abuzuar me çokollata në orën katër të mëngjesit apo me diçka të skuqur.

Mars-3

Janë mjekët italianë, më saktë  nutricionisti i saj që e ka shoqëruar në këtë udhëtim, duke ndryshuar dietën  dhe duke analizuar vlerat e trupit të saj. Marsela e quan vetën të papërgatitur në këtë sektor dhe nuk ka dashur të rrezikojë duke marrë dieta të gatshme që gjendet edhe në faqe interneti.

“Më e mira është që secili nga ne, të ushqehet në baze të nevojave individuale, ndonëse, brumërat, sheqernat, pijet e gazuara dhe alkooli duhen reduktuar,”- thotë ajo.

Ky regjim ushqimor i ri, ka qenë prezent edhe në marrëdhënien e saj Vitmar Bashën.

“Përsa i përket ushqimit secili nga ne ka ritmin e tij, sepse unë nuk mund të ja lejoj vetes të ha një pizza në ditë. Vitmari i djeg më mirë kaloritë e marra dhe ushtron më shumë sport,”- u shpreh ajo.

Mars-4

Ata bashkëjetojnë, por gjithashtu kanë secili folenë e tij, për të pasur hapësirën personale. Ndonëse njiheshin dhe respektoheshin si kolegë,  shkëndinë e parë e kanë pasur  gjatë një bashkëpunimi në një mbrëmje live, kur gjatë kthimit në shtëpi,  ajo vendosi të mos refuzojë avance-at e tij.

Ndërsa përsa i përket komenteve në lidhje me peshën e saj, Marsela tha: “Duket sikur njerëzit kanë gjithmonë një pakënaqësi. Ose je shumë e shëndoshë ose je shumë e dobët, duket sikur nuk ka kurrë një ekuilibër. Është e rëndësishme që të njeriu të bëjë atë që ndjen, në momentin që e ndjen, dhe mbi të gjitha ti bëjë për një arsye të vetme: shëndetin. Ndodh që trupi na jep sinjale dhe ne duhet të duam veten, dhe të kalojmë përtej vlerësimeve të bukurisë e cila nuk është meritë,  por dhuratë. Duhet të pranojmë veten tonë, por nga ana tjetër duhet të kujdesemi edhe për shëndetin tonë. Ndjesia e veshjeve të reja, të cilat të qëndrojnë bukur, liria e zgjedhjes se një palë pantallonave pa vuajtur për të bërë kombinimin e duhur, lehtësia në përditshmëri, janë të gjitha momente kënaqësie dhe sodisfaksioni personal.”