Bënë vaksinën anti-Covid, Pipero dhe Kalo tregojnë efektet anësore të saj!
Mjekët e njohur, Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo ishin dy prej të vaksinuarve të parë në stadiumin Air Albania bashkë me mjekët e tjerë pas Najada Çomos dhe kryeministrit Rama.
Meqë kurioziteti është i lartë, mjekët kanë rrëfyer për kamerat edhe për efektet anësore të kësaj vaksine, të cilat sipas tyre janë afatshkurtra.
“Avash avash e gjithë fasha e rriskut të gjithë qytetarët në nevojë të jenë pjesë e kjëtij procesi që sot filloi. Jam njoftuar dje për të bërë vaksinën nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla afatshkurtra. S’kemi ende dijeni për efekte afatgjata. Bëhet fjalë për dhimbje, skuqje, të përzin për të vjellë. Persona që e kanë bërë deri tani skanë pasur asgjë. Kategori të përjashtuar? S’jam specialist i fushës iu kërkoj ndjesë nëse s’jua them dot, fëmijët deri në 4 vjeç janë të përjashtuar dhe gratë shtatzëna”, – ka treguar Pipero.
Nga ana tjetër, Kalo është shprehur: “Është kënaqësi sepse ndjejmë më tepër siguri në punën që bëjmë, punojmë në vijën e parë dhe kjo na jep më tepër lehhtësim në aspektin psikologjik. Pak nga pak të shtohet niveli i të imunizuarve duke shpresuar që të këlojmë një verë të paqtë. Dhe jo të zjarrtë. Dorë shumë e lehtë më ra një infermier që ka gjithë jetën që bën vaksina, e kishte dorën e lehtë dhe se ndjeva kur filloi dhe mbaroi”.
Mëngjesin e sotëm nisi fushata e parë e vaksinimit të 900 personave në vendin tonë, ndërkohë pritet të nisi sërish në ditët në vazhdim.