Benardi i turret Xhenit pas ndarjes: Mendon se ke përfituar, por…

Benardi-Dhe-Xheni-2

Çifti i “Big Brother 9” Benardi dhe Xheni duket se i kanë dhënë fund përfundimisht. Pas kthimit të Xhenit në Itali tek familja, ka qenë Benardi ai që ka reaguar me një status në Instastory, ku quan fajtore pikërisht Xhenin: Më poshtë statusi i plotë i Benardit: “Më vjen keq për të gjithë fansat dhe njerëzit që kanë dashur që kjo lidhje të jetë në rregull, por disa gjëra kuptohen pa u thënë. Pjesa që nuk kuptoj është që njeriu bën aq shumë gjëra nga inati saqë ajo mola që ka brenda nuk e lë rehat. Por para se të veprosh gjithmonë duhet të mendosh si të kanë fol të tjerët për mua. Më vjen keq që me fjalë të tepërta e ke rënduar dhe ti mendon se ke përfituar, por kur ta shohësh veten në pasqyrë do thuash: “Kuku sa poshtë paska shkuar, se vëmendjen e mirë kam kërku, po s’munda me e kontrollu!”.Dashuri për të gjithë njerëzit Dashuri për të gjithë njerëzit që më kanë respektuar dhe që më respektojnë akoma. Veç (puthje) dhuroj për ju”, shkruan Benardi në statusin në fjalë. Xheni dhe Benardi kanë hequr kështu dorë edhe nga gara si çifti real kundër çifteve për shoë në spektaklin “Dance with me”.