Benardi i “Big Brother” nostalgjik për Xhenin, kujton kohët kur ishin të lidhur
Ata janë dy ish-banorët më të përfolur të “Big Brother 9”. Benardi dhe Xheni u ndanë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, duke befasuar të gjitghë pasi dukeshin në kulmin e dashurisë me njëri-tjerin. Ndarja e tyre ndodhi gjatë kohës që ishin në qendrën e vëmendjes së medias, pasi ishin pjesë e emisionit “Dancing ëith me”. Xheni ishte ajo që e shprehu më fort në media dhimbjen për humbjen e kësaj dashurie, ndërsa Benardi u përpoq të qëndronte indiferent. Por këtë herë Benardi na ka befasuar. Pas një kohe të gjatë heshtjeje për këtë raport që tashëm ka marrë fund, ai ka kthyer në vëmendje kohën kur realizuan së bashku një set fotografik, shkruan Express. Benardi e ka lënë këtë foto pa diçiturë, por pak kush mund të harrojë se gjatë realizimit të këtyre fotove ka qenë prezent dhe ish-partnerja e tij.