Ben pësoi “çmenduri të përkohshme” kur u martua me JLo, tani kërkon divorcin

Sipas gazetave amerikane, Ben Affleck dëshiron të divorcohet nga Jennifer Lopez, pasi e ka kategorizuar martesën si “një makth të vërtetë”. Pas thashethemeve të shumta se çifti është ndarë, PageSix shkruan se Affleck, 51 vjeç, është gati t’i japë fund martesës së tyre dyvjeçare.

Ai madje ka shkuar deri atje sa të pretendojë se vendimi “për të lidhur kurorë është marrë në mesin e një çmendurie të përkohshme”. Një burim i tha medias në fjalë se Ben Affleck “erdhi në vete pasi ishte ndjerë shumë i dashuruar me aktoren 54-vjeçare në momentet e marrjes së atij vendimi dhe nuk e kishte mendjen e kthjellët”.

“Nëse do të kishte një mënyrë për t’u divorcuar për shkak të çmendurisë së përkohshme, ai do ta bënte”, rrëfeu burimi. “Ai ndihet sikur dy vitet e fundit kanë qenë thjesht një makth i gjallë, dhe tani ai ka ardhur në vete dhe e kupton se nuk ka asnjë mundësi që kjo martesë të funksionojë”.

Ora News