Ben Blushi largohet nga Top-Channel! Zbulohet e-maili i dorëheqjes nga media që drejtoi prej 4 vitesh

Ben Blushi nuk do të jetë më drejtori i Përgjithshëm i Top Channel. Mësohet se Blushi ka dhënë dorëheqje ditën e sotme nga media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh.

Burime të Panorama.al konfirmuan se lajmi i largimit të tij nga Top-Channel është i vërtete, madje ai ka njoftuar dorëheqjen me anë të një e-maili.

Në këtë mesazh që i është dërguar drejtuesve të Top-Medias, Ben Blushi saktëson se po largohet nga kjo detyrë dhe po le median e njohur shumë herë me të shëndetshme dhe më të besueshme seç e gjeti katër vite më parë.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi,”– shkruhet në e-mail.