“Bëmë shumë seks dhe …”- Bebe Rexha tregon si kaloi karantinën me të dashurin e ri dhe për çelësin e suksesit të marrëdhënies së saj: Jam me fat
Bebe Rexha ndihet me fat që ka në krah një mashkull si Keyan Safyari.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, bëri publike lidhjen pak kohë më parë dhe duket shumë e lumtur në krah të partnerit.
“Jam qenë me të vërtetë me fat që gjeta dashurinë,”– u shpreh ajo, për People.
Ndërsa shtoi: “Ai është me të vërtetë i ëmbël dhe kaq mbështetës, është thjesht shumë i mrekullueshëm. Ai është aty për mua.”
Bebe Rexha tregoi edhe arsyen përse e mban lidhjen kaq shumë private.
“Nuk e kam problem që fansat e mi ta dinë këtë dhe njerëzit gjithashtu, por nuk dua që të jem e njohur për lidhjet e mira por për artin që bëj. Mendoj që me të vërtetë kam gjetur dikë të veçantë dhe më bën të lumtur. Kështu që jam me të vërtetë me fat. Dhe ai është me fat, është më me fat,”– u shpreh këngëtarja.
31-vjeçarja tregoi edhe se si e kanë kaluar karantinën së bashku.
“Kemi gatuar, ngrënë dhe kemi bërë shumë seks. Le të shpresojmë që nëna e tij nuk e lexon këtë sepse e urren kur flas për gjëra të tilla në media,”-tregoi ajo.
Bebe Rexha tregoi edhe kush është çelësi i marrëdhënies së tyre.
“Të kuptuarit e njëri-tjetrit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme. Unë jam vërtet e hapur, kështu që mendoj se kjo që është e rëndësishme për një marrëdhënie, të folurit hapur dhe komunikimi. Kjo është diçka që është e rëndësishme për jetën dhe miqësitë,”- përfundoi këngëtarja.
/Panoramaplus.al