“Bëmë mama të të ngjaj” vajza e Monica Belluccit imazhi i “Dolce & Gabbana”
Deva Cassel është vajza e aktores së njohur Monica Belluccit, e cila është përzgjedhur të përfaqësojë reklamën e parfumit më të ri që ka nxjerr në treg “Dolce & Gabbana”. Parfumi quhet “Dolce Rose” dhe ka në përbërje të tij aromën e luleve të kombinuar me fruta dhe trëndafila.
Xhirimet e reklamës janë realizuar në liqenin e Comos në Itali, ku vajza e Monicës shfaqet elegante dhe e bukur. Në këto fotografi, 15-vjeçarja I ka mahnitur të gjithë me bukurinë dhe vetëbesimin që përcillte. Suksesi I saj në fushën e modelingut sapo ka nisur. Deva lindi në vitin 2004 nga martesa e Monica Bellucci me aktorin francez Vincent Cassel.