Bellucci: Është e tmerrshme të qëndrosh me dikë që nuk e dashuron!
Monica Bellucci konsiderohet si si njëra nga ikonat e kinematografisë europiane, italo-francezen, e adhuruar në gjithë botën.
Në vazhdim ju sjellim disa thënie nga Monica Bellucci:
– Ne të gjithë kemi nevojë për iluzione. Kjo është arsyeja pse i duam filmat.
– Është e tmerrshme të qëndrosh me dikë që nuk e dashuron.
– Pas një periudhe martesë diçka nuk ecën. Diçka fillon e humb, diçka është e gabuar. Janë pak martesa që zgjatin përgjithnjë. Ne duam diçka dhe, pas një çasti, e urrejmë atë që donim.
– Thjeshtësia është një ndër gjërat më të vështira për tu kopjuar.
– Unë besoj se koha shkatërron gjithçka. Merreni një mollë të bukur, të kuqe. Pas një çasti ajo kalbet dhe mbushet me krimba, krejt siç ndodh me ne.
– Dashuria jeton vetëm kur ka respekt të ndërsjellë dhe liri. Dëshira për të zotëruar tjetrin është absurde!
– Zilia është në natyrën njerëzore.
– Mendoj se gjyqtarët janë aktorë të hatashëm. A mund ta përfytyroni lojën që luajnë ata përditë?
– Tani të gjithë filmat janë për adoleshentët. Është shumë e vështirë për një aktore të gjejë vërtetë personazhe të thellë, të mrekullueshëm për të luajtur…
Monica Belluci ka dashur gjithmonë të jetë aktore.
Në moshën 13 vjeçare ajo e nisi rrugën drejt modelimit për tu bërë më pas, një nga ikonat e kësaj industrie.
Përgatiti U.V: ObserverKult