Bella Thorne zgjedh fustanin e Valdrin Sahitit për festën e saj të fejesës

Aktorja e njohur Bella Thorne ka kurorëzuar me fejesë dashurinë e saj me këngëtarin italian Benjamin Mascolo. Edhe pse jemi ende në pandemi dhe Bella ndoshta nuk mundi të bënte fejesën e ëndrrave, kjo nuk e ndaloi atë të dukej si një princeshë në këtë ditë të rëndësishme.

Për festën e saj, aktorja zgjodhi një fustan të kuq nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Thorne e kombinoi veshjen me këpucë e aksesorë të kuq, duke guxuar shumë.

Fustani i ekspozonte shpatullat, deklotenë dhe këmbën, dhe kishte një bisht të gjatë që ia shtonte madhështinë. Siç shprehej edhe i fejuari i saj: Bella ishte veshur si një princeshë. Madje, mbante edhe një kurorë.

S’dimë ç’të themi më… Mendojmë se ky fustan nuk ka shumë nevojë për fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Benjamin Mascolo (@b3nm)