Bella hyri në pasarelë nudo dhe doli me fustan: Duhet të shihni momentin që i mrekulloi të gjithë!
Eshtë padyshim momenti i Bella Hadid! Të gjithë sytë ishin mbi 25 vjeçaren teksa kjo e fundit gjatë Javës se Modës në Paris hyri në pasarelë thuajse nudo dhe doli me fustan!
Si mund të ndodhë kjo? Gjatë sfilatës së Coperni, fustani i Bella-s u bë në moment përmes një spray në ngjyrë të bardhë.
Momenti i jashtëzakonshëm, teksa Hadid qëndronte pa lëvizur ndërkohë që në trup “gdhendej” fustani i saj, u prit me duartrokitje nga audienca që mbeti e mrekulluar.
I gjithë procesi u bë live, teksa Bella ndihmonte dizajnerat të spruconin mbi trupin e saj fustanin që kishin ideuar për të.
Rezultati i punës së 4 artistëve ishte ky!
Një fustan i bardhë, elegant me dekolte të hapur dhe krahë të rëna.
Perfekt për linjat e Bella-s! I gjithë momenti i ngjante një vepre arti që po realizohej në moment dhe Bella e shfaqur fillimisht topless dhe vetëm me të brendshme, ia doli më së miri të kthehej në muzën e të gjithëve!
Burimi: Daily Mail
Anabelmagazine