Bella Hadid sapo solli trendin më të ‘cool’ të flokëve për vjeshtë-dimër 2020

Bella Hadid ka vendosur të shfaqet në shfaqjen e ‘Vogue’ disa ditë më parë me një ‘look’ krejtësisht ndryshe. Modelja i kishte shkurtuar flokët deri mbi supe, ndërsa ishte kujdesur të ndryshonte dhe ngjyrën e tyre, duke i errësuar më shumë.

Bella-2

Me këtë model të ri flokësh, Hadid ka pozuar përballë fotografëve, duke sjellë për të gjithë adhuruesit e modës, një trend të ri për këtë vjeshtë-dimër. Në këto pamje nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të ‘zjarrtë’ të Bella-s, të cilët e komplimentonin si çdo herë.

Me siguri pas këtij momenti, të shumtë do të jenë dhe vajzat të cilat do të tentojnë të ndryshojnë ‘look-un’ e tyre, duke u përpjekur të sjellin trendet më të fundit të modës./revistawho.com