Bella Hadid pushime në Meksikë, pak celulit mund ta shihni dhe në trupin e saj!

Bella Hadid e nisi karrierën duke postuar foto të nxehta në Instagram nga pushimet luksoze nëpër botë, krah motrës së saj Gigi dhe mikeshës prej vitesh, Kendall Jenner. Bukuroshja 21-vjeçare ka gjetur sërish kohë të relaksohet nën rrezet e diellit, teksa është fotografuar në Cancun, Meksikë, sipas TCH. Supermodelja, një nga më të paguarat në botë, dukej mahnitëse e veshur me një kostum banje ngjyrë portokalli, por në fotot shihet ekzistenca e celulitit edhe në të pasmet e saj.