Bella Hadid, kundër romancës së Gigi me Leonardo Di Caprio
Bella Hadid thuhet se nuk është e lumtur për romancën e motrës së saj , Gigi me Leonardo Di Caprio.
Një burim ka zbuluar për gazetën, Mirror se Bella ka dyshimet e saj për marrëdhënien pasi mendon se ata nuk janë për njëri tjetrin. “Bella Hadid mendon se Gigi është shumë e mirë për Leon. Mënyra se si ai u hodh drejt saj pa menduar për të dashurën e tij të mëparshme e merakos Bellan. Ajo ka frikë se Gigi do të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar”, u shpreh burimi. Megjithatë ai shtoise modelja do të vazhdojë të takohet me aktorin pavarësisht se familja e saj nuk është dakord.
DiCaprio u nda nga Camila Morrone këtë verë pas katër vitesh së bashku. Një mik me modelen tregoi se ishte Camila ajo që mori vendimin. Sipas tij, aktori donte të kishte një familje me të por kurrë nuk i propozoi martesë. Ai tha gjithashtu se ajo është e fokusuar në karrierën e saj të aktrimit dhe se Leo kurrë nuk e ndihmoi atë pavarësidht kontakteve që ka në Hollywood. Ndërsa, Hadid ndan vajzën 2-vjeçare Khai me ish anëtarin e One Direction, Zayn Malik. Modelja i dha fund lidhjes me të pas një debati të ashpër që artisti pati me mamanë e saj, Yolanda.