Belen Rodriguez i mërziten meshkujt? Ja si u kap në momente intime me asistenten

Nuk dihet nëse i ka dhënë fund marrëdhënies me Andrea Iannonen, por “showgirl”-i i famshëm Belen Rodriguez është kapur nga paparacët në momente intime, kësaj here më një femër. Ishte e përjavshmja italiane “Oggi”, që ka publikuar fotot e Belen teksa argëtohej në një lokal në kryeqytetin italian, Romë, së bashku me asistenten e saj Antonia Achille. Sipas revistës, ndihmësja e konsideruar edhe mikeshë nga vetë Belen, rastësisht apo qëllimisht ka shkëmbyer edhe disa puthje të nxehta me të. A ka mundësi që Belen të jetë mërzitur aq me meshkujt sa të ndryshojë orientim seksual? Kjo mbetet për t’u parë…