Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino rikthehen? Këto foto ngrejnë shumë dyshime

Belen Rodriguez e ka lënë pas përfundimisht historinë e saj të dashurisë me Antonino Spinalbese, babain e vajzës së saj Luna Marì. ‘Whoopsee’ ka krijuar zhurmë duke publikuar fotot e tyre nga aeroporti.

Fotot e shkrepura lënë të kuptohet se Stefano dhe Belen janë shumë të qeshur dhe po e shijojnë praninë e njëri-tjetrit. Një bisedë e mbarojnë ndërsa çojnë bagazhet në makinë dhe më pas largohen së bashku me makinën e Stefanos.

A është ky një rikthim në dashurinë e vjetër me ish bashkëshortin Stefano De Martino, Belen ende se ka thënë fjalën e fundit.

Sa i përket raportit me babain e vajzës së saj, sipas mediave që pas lindjes së Lunës, çifti kishte planifikuar të ndahej.